Shefi i Listës Serbe, Slavko Simiq, ka thënë se me aprovimin e Ligjit për Investime Strategjike janë shkelur të drejtat e serbëve dhe e drejta ndërkombëtare, njofton Klan Kosova.
Këto komente ai i bëri pas dorëzimit në Gjykatën Kushtetuese të kërkesës së Listës Serbe për ligjshmërinë e ligjit për investime strategjike, njofton Klan Kosova
Sipas tij, ky ligj ndërhyn edhe në pronat e kishës ortodokse serbe në Kosovë.