Simeone shkel sërish rregullat, ja sa mund të dënohet

E publikuar: 02/05/2016 10:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Diego Simeone u dënua me tre javë pas ndeshjes me Malagan, ku ai u akuzua se kreu një gjest antisportiv duke hedhur topin në lojë për t’u ndalur aksionin kundërshtarëve.

Megjithatë tekniku i Atletikos së Madridit nuk është ndalur këtu, duke shkelur sërish rregullat megjithëse ndodhej larg pankinës “Los Colchoneros”.

Mësohet se argjentinasi ka kontaktuar me lojtarët dhe stafin e tij në ndeshjen me Rajo Vajekanon.

Simeone rrezikon të dënohet deri në 20 ndeshje, çka do ta lërë atë jashtë pankinës edhe në disa sfida të sezonit të ardhshëm.