Diego Simeone do të emërohet trajneri i ri i Chelseat. Trajneri i Atletico Madridit do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, edhe pse ka kontratë në Vicente Calderon deri në vitin 2020.
E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” shkruan se ai dëshiron që të nis një aventurë të re në Angli me Blutë e Londrës.
Antonio Conte konsiderohej si favorit për postin në Stamford Bridge, por mesa duket argjentinasi konsiderohet si zgjedhje e parë për Chelsean.
Pronari i “Bluve”, Roman Abramovich mesa duket preferon më shumë Simeonen se Conten.