Simeone: Nuk ka luftë për titull

E publikuar: 05/02/2018 13:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

MADRID, SPAIN – SEPTEMBER 30: Head coach Diego Pablo Simeone of Atletico de Madrid gives instructions during the UEFA Champions League Group C match between Club Atletico de Madrid and SL Benfica at Vicente Calderon Stadium on September 30, 2015 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Trajneri i Atletico Madridit, Diegoi Simeone, ka hedhur poshtë fjalët për një luftë për titull pas fitores së skuadrës së tij të dielën mbrëma ndaj Valencias.

Los Rojiblancos kanë mbyllur hapësirën me Barcelonën në nëntë pikë pasi katalanasit ishin ndalur në një barazim 1-1 ndaj Espanyolit më herët gjatë ditës.

“Ne jemi larg prej asaj, jemi duke u rritur si ekip”.

“Unë do të largohem nga stadiumi duke menduar për lojtarët e mi dhe jo për ndonjë gjë tjetër”.

“Nuk ka luftë për titull”, theksoi Simeone.

Trajneri i Atleticos kritikoi performancën e gjyqtarëve në takimin ndaj Valencias.

Atletico mbetet me fokus të plotë në kampionat pas eleminimit nga Liga e Kampionëve. /Telegrafi/