Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, thotë se është i lumtur që skuadra e tij po luan mirë në “ligën më të mirë në botë”.
Gjithmonë ka pasur debat se cila nga ligat evropiane është më e mira, por suksesi i Realit, Barcelonës dhe Sevillës në garat evropiane, sipas Simeones, tregon fuqinë e skuadrave spanjolle.
“Kam skuadër të mirë, që luan mirë dhe me entuziazëm në La Ligë, që po tregon përditë se është liga më e mirë në botë. Është e mundur që të kemi dy skuadra në Ligën e Kampionëve. Mund të kemi edhe një skuadër në finale të Europa League dhe po luftojmë me Sevillën e Valencian për të siguruar pozitën e tretë për të pasur më shumë ndikim me skuadrat spanjolle në Evropë”, ka thënë Simeone.
Federata e Futbollit të Spanjës ditë më parë njoftoi se do të suspendojë të gjitha ndeshjet nga 16 maji pas konfliktit me Qeverinë për shkak të ligjit për gjenerimin e të ardhurave nga kontrata për të drejtat televizive, raporton goal.com.