Në lumin Roper ta Australisë, një krokodil bëri atë që kurrë ndonjë tjetër nuk e ka bërë – të ngjitej vertikalisht nëpër ujëvarë.
Zvarraniku i ujërave të ëmbla, qëndroi për një kohë në atë rrëpirë, por vetëm përplasi bishtin dhe ra me shpinë, transmeton Telegrafi.
“Do ta shoh edhe në ëndërr, tani krokodilët edhe mund të ecin”, ishte një prej komenteve të shumta.
Në anën tjetër, disa e kanë komentuar se mund të jetë frikësuar prej grupit që ndodheshin në barkë dhe përpiqej të ikte.
Kjo është hedhur poshtë nga njohësit e botës së egër, pasi krokodilët kanë natyrë të fortë dhe nuk tremben, por vihen në ndjekje të armikut. /Telegrafi/