Vicky dhe Steven Huddleston kishin vendosur që të paguanin sigurimin e sëmundjeve kritike për të mbuluar hipotekën e tyre, në rast se njëri prej tyre do të sëmurët.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, çifti që ka tre fëmijë, Amelia, 15 vjeç, Jude, 12 dhe Lena, dhjetë, donte të ishte i sigurt se do të ishte në gjendje të paguante faturat e tyre, nëse njëri prej tyre papritmas nuk do të ishte në gjendje të punonte.
Pra, kur Steven, 40 vjeç, gati vdiq në janar, pasi zemra e tij ndaloi për 20 minuta, ata ishin paksa më të relaksuar për shkak se mendonin se kishin paguar një sigurim të tillë.
Megjithatë, pavarësisht pagimit të 22 funteve në muaj për 16 vjet, kompania Aviva refuzoi të paguante faturën e tyre.
Dhe sipas siguruesit më të madh të Britanisë, kjo për shkak se Stiven pësoi një arrest kardiak, jo një sulm në zemër, për çka ai nuk është i mbuluar dhe nuk kualifikohet për pagimin prej 66,500 funtesh.
Kështu vendimi i kompanisë në fjalë bëri që çifti nga Lancaster të “luftonte” financiarisht. /Telegrafi/