Paraqitjen bindëse ndaj Sigal Prishtinës, Proton Cable Prizreni e ka kurorëzuar me fitore me rezultat të lartë.
Të dielën mbrëma në palestrën “Sezai Surroi”, Proton Cable Prizreni e mposhti Prishtinën me shifrat 100:88.
Prishtina mund të jetë vlerësuar favorite, por në parket ishin prizrenasit që dominuan plotësisht.
Çereku i parë përfundoi 29:17 për Prizrenin, ndërsa rrjedhë të njëjtë kishte edhe çereku i dytë që përfundoi 27:20.
Edhe në çerekun e tretë skuadra e Arbnor Rifatit dominoi, duke triumfuar 24:19. Dhe kështu ndeshja u mbyll.
Prishtina u afrua në çerekun e katërt, të cilin e fitoi 32:20 . Por fitorja e vendasve në ndeshjen e xhiros së parë të Superligës së Kosovës në basketboll nuk u rrezikua.
Kapiteni Urim Zenelaj shkëlqeu te Prizreni me 15 pikë, 12 kërcime e katër asistime. 29 pikë i kishte Jordan Johnson, ndërsa 14 i realizoi Ëayne Arnold.
Prishtinës nuk i kryen punë 29 pikët e Jaëachi Nzeakor. Damire Burns i kishte 19 pikë e 11 kërcime.