Më 7 Mars Sierra Leone bëri historinë: mbajti zgjedhjet e para presidenciale duke shfrytëzuar teknologjinë blockchain.
Ndërsa presidenti Ernest bai Koroma, i cili qëndroi në pushte për dy mandate 5 vjeçare, largohet nga zyra, Sierra Leone u përballë zgjedhjes së 16 kandidatëve.
Rezultatet preliminare sugjerojnë një betejë të fortë mes komandantit të përgjithshëm të ushtrisë Julius Maada Bio dhe kandidatit të partisë në pushtet Samura Kamara.
Presidenti i ri i Sierra Leone do të përballet me sfidën e rindërtimit të vendit pas disa fatkeqësive që goditen vendin e varfër afrikan.
Shpërthimi i Ebolës në 2014-ën shkaktoi 4,000 vdekje dhe 1.4 miliardë dollarë humbje.
Por cila është arsyeja e përdorimit të blockchain? Ashtu siç kjo teknologji garanton transparencë në monedhat kriptografike, duke regjistruar çdo votë në blockchain, sistemi i ri siguron transparencë të plotë zgjedhore.
Kjo nuk është hera e parë që blockchain shihet si një mjet efektiv në luftimin e korrupsionit dhe manipulimit të zgjedhjeve.
Në një të ardhme të afërt shpresohet se kostoja e makinave të votimit bazuar në blockchain do të bjerë duke mundësuar përdorimin e tyre edhe në vendet e varfra. /PCWorld Albanian