Sidney, Hong Kongu, Copacabana,…: Dhjetë qytetet që organizojnë festat më madhështore të Vitit të Ri

E publikuar: 29/12/2017 04:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dhjetë janë qytetet nëpër botë që organizojnë festat më madhështore të vitit të ri, dhe listën e kryeson padyshim Sidnei i Australisë me show-n spektakolar të ofruar çdo vit në Harbour Bridge.

Përpos kësaj, vera atje sapo ka filluar thotë CNN, kështu që mund të përfitoni edhe nga plazhet e tij të famshme përfshirë Manly, Bondi dhe Bronte.

Spektakli i fishekzjarreve në Hong Kong, bashkë me hotelet e veçanta, kërcimet dhe perfomancat e cirkut, e bëjnë atë një qytet ku ia vlen të kalohet ndërrimi i viteve.

Në vend të tretë vjen Bangkoku, pushtuesi i zakontë i renditjes së qyteteve më të mira aziatike për jetën e natës.

Do të ishte një vend më se i natyrshëm festash për ata që preferojnë zhurmën dhe grumbullimet e mëdha e të hareshme.

Nuk mund të mungonte Dubai me Burj Khalifa-n e tij, që shkëlqen e tëra mbrëmjen e vitit të ri.

Lista s’lë jashtë as sheshin e kuq historik të Moskës; është vërtetë i ftohtë, por spektakli i fishekzjarreve, i organizuar aty, mbetet i paharrueshëm.

Pakkujt mund t’i kishte shkuar në mendje, por Cape Town zë dhe ai një vend në këtë renditje si njeriu prej qyteteve më të bukura të Afrikës, ku festimet e vitit të ri janë spektakolare.

Londra nuk zhgënjen asnjëherë me kremtimet e saj, të cilave i shtohen këtë radhë edhe festa më të veçanta, me tematikë nga vitet 1920.

Ata që duan ta presin ndërrimin e viteve me 2 milionë frymë të tjera në një resort të bukur e të ngrohtë le të marrin rrugën e Rio de Zhaneiros.

Në Copacabana Beach do t’i presë edhe orkestra simfonike braziliane, e cila do të interpretojë gjatë show-t të fishekzjarreve.

Times Square i Manhatenit është kthyer tashmë në sinonimin e kremtimeve të vitit të ri me rënien e famshme të sferës, por nuk mbetet prapa as Las Vegasi me dritat e tij verbuese, të cilat shumëfishohen mbrëmjen e 31 dhjetorit. /tch/