Si zgjedhet Kryetari i LDK-së?

30.05.2015 13:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Si zgjedhet Kryetari i LDK-së?

Lidhja Demokratike e Kosovës të dielën zgjedh liderin e saj, për një mandat katërvjeçar.

Që nga themelimi, kjo parti ka pasur disa palë zgjedhje dhe 3 Kryetarë të ndryshëm, por asnjëherë më parë zgjedhja e Kryetarit nuk ka pasur më shumë paqartësi se sot.
Por, paqartësia politike – se kush do të jetë Kryetari i ri, cilët do të jenë Kandidatët – del të jetë inferiore ndaj mjegullës procedurale që ka shkaktuar Statuti i ri i LDK’së dhe dispozitat që rregullojnë zgjedhjen e Kryetarit.

Pas zgjedhjes së Isa Mustafës Kryetar (2010), LDK ishte futur në të ashtuquajturin “proces të reformave” dhe në vitin 2012 ka ndryshuar Statutin, ku, pos tjerave, është futur edhe Neni 25 – që rregullon zgjedhjen e Kryetarit.

Neni 25 ka 3 paragrafë, nga të cilët vetëm dy flasin për mënyrën e zgjedhjes së Kryetarit.

Neni 25. Zgjedhja e Kryetarit:

25.1 Kryetari i LDK’së zgjidhet në Kuvendin e LDK’së, me votim të fshehtë, me më shumë kandidatë.

25.2 Kandidimi për Kryetar bëhet në Kuvend. Kandidatura miratohet me 50 për qind plus 1 të delegatëve të pranishëm.

Kandidatët për Kryetar, deri më tani të konfirmuar dy, Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani, por edhe ata potencialë, Fatmir Sejdiu dhe Lutfi Haziri, do të përballen me këtë Nen, në dukje të thjeshtë, por që ngërthen komplikime.

I kursyer në elaborime procedurale, Neni nuk tregon në fakt se si do të rrjedhë teknikisht zgjedhja e Kryetarit.

Mund të kuptohet që patjetër duhet të jenë dy Kandidatë dhe se “kandidatura miratohet” me 50 për qind plus 1 të delegatëve të pranishëm. Që do të thotë, nëse marrin pjesë 355 delegatë, sa i ka Kuvendi gjithsej, një kandidaturë miratohet me 178 vota. Por, pyetja themelore është: çka nënkupton “miratimi i kandidaturës”?

Agim Veliu, Anëtar i Kryesisë së LDK’së, ka sqaruar për Politiko.net se secili person që dëshiron të hyjë në garë, fillimisht duhet të konfirmojë kandidaturën duke marrë 50 për qind plus 1 votë, të anëtarëve të pranishëm në Kuvend. Pas konfirmimit, ose siç thotë Statuti, miratimit të kandidaturave, vazhdohet me zgjedhjen e Kryetarit.

Pra, nëse janë dy Kandidatë, secili prej tyre duhet të fitojë fillimisht 178 vota, për t’u kualifikuar për të hyrë në zgjedhje. Ky votim bëhet me dorë të ngritur – pra hapur – dhe dihet se kush nga delegatët mbështet cilin kandidat. Ky është komplikimi i parë.

Komplikimi i dytë paraqitet kur një delegat duhet të ngrejë dorën dy herë, pra të mbështesë kandidaturat e dy ose më shumë Kandidatëve të shpallur. Ndryshe, nuk mund të plotësohet kushti i parë i Nenit, që thotë se “Kryetari zgjidhet me më shumë Kandidatë”. Sepse, matematikisht nuk është e mundur që dy Kandidatë të marrin nga 178 vota secili, kur janë 355 delegatë, në rast se një delegat ka të drejtë ta ngrejë dorën vetëm për njërin nga Kandidatët.

Kështu, mbështetja për “miratimin e kandidaturës” del të mos jetë mbështetje e sinqertë, por vetëm një formalitet rasti. Sepse, një delegat do të votojë me dorë të ngritur për Kandidatin e caktuar për Kryetar, por në procedurën e zgjedhjes me votë të fshehur nuk do t’ia japë votën.

Ky precendent e bën “miratimin e kandidaturës” me votë të hapur, me 50 për qind plus 1, një farsë procedurale, të pakuptimtë, dhe antidemokratike.

Farsë, sepse nuk kufizon delegatët të ngrejnë dorën për secilin Kandidat, pra ata mund të votojnë edhe njërin edhe tjetrin, duke relativizuar kështu mbështetjen që ua japin.

E pakuptimtë, sepse nëse ka një relativizim total, ku secili mund të votojë pafundësisht herë për secilin Kandidat, atëherë çfarë kuptimi ka kjo procedurë dhe pragu jashtëzakonisht i lartë prej 50 përqind plus 1 votë?

Antidemokratike, sepse nëse një delegat detyrohet të votojë hapur për një Kandidat, kjo paraqet minim të nenit 25.1 – që thotë se “Zgjedhja e Kryetarit bëhet me votim të fshehtë”.

Votimi i fshehtë ka kuptimin e lirisë së votës. Delegati voton fshehtë për t’i ikur mundësisë së ndikimit të votës dhe pasojave që ajo mund të sjellë më pas.

Por, nëse delegatit i kërkohet që fillimisht të ngrejë dorën (ose jo) për Kryetarin aktual, ose për pretendentin për Kryetar të ri, vota e tij tashmë është zbuluar, nuk është më e fshehtë dhe prandaj as e lirë.

Një lexues i painformuar për procedurat zgjedhore në LDK, pas leximit të Nenint 25, do të mund të thoshte në fakt se “miratimi i kandidaturës” nënkupton edhe zgjedhjen e Kryetarit. Pasi Neni nuk flet për dy etapa të zgjedhjes, por vetëm për një. Dhe sidomos, Neni 25 nuk përmend fare votimin e hapur, por ekskluzivisht votimin e fshehtë.

Një lexues i painformuar do të mund të besonte se nuk ka kuptim që një Kandidat të parakualifikohej me pragun 50 për qind plus 1, ndërkohë që sipas Nenit 27.1, mjafton 1/3 e anëtarëve të Kuvendit për të inicuar votëbesimin e Kryetarit (votimin për shkarkimin e tij).

Por, Draft-Rregullorja e Punës, që u është dërguar delegatëve të premten, të cilën e ka parë Politiko.net, sqaron se ka dy etapa: një e kandidimit dhe konfirmimit me 50 për qind plus 1 (Neni 16), dhe një e zgjedhjes së Kandidatit (Neni 18).

Neni 18 i Draft-Rregullores – e cila duhet të miratohet nga Kuvendi të dielën – thotë se Kryetar i LDK’së zgjidhet Kandidati që fiton 50 për qind plus 1 të atyre që marrin pjesë në votim. Në rast se asnjëri Kandidat nuk e fiton këtë shumicë, shkohet në raund të dytë të votimit, me dy Kandidatët që kanë marrë më së shumti vota në raundin e parë.

As Rregullorja e Punës nuk e përmend votimin e hapur për kandidaturat.

Por, votimi i hapur ka ndodhur në këto zgjedhje. Siç mëson Politiko.net, në nivel Degësh, aty ku ka pasur më shumë kandidatura për Kryetar Dege, delegatët kanë konfirmuar kandidaturat me votim të hapur, 50 për qind plus 1, dhe i njëjti delegat ka votuar për disa kandidatura.

Një precendent, pra, ekziston, edhe pse dokumentet e shkruara të LDK’së nuk e parashohin si të tillë. /Politiko.net

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar