Si zakonisht, dështon edhe seanca e 45-të për konstituimin e Kuvendit

E publikuar: 11/07/2025 11:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetët e Kosovës as sot nuk kanë arritur pajtueshmëri për konstituimin e Kuvendit.

Edhe në përpjekjen e 45-të është parë skenar i njëjtë. VV-ja nuk ka hequr dorë nga skenari i saj dhe kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka vazhduar me refuzimin e zbatimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit.

Ai edhe sot ua ka ndërpre fjalën deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, të cilët dilnin në foltoren e Kuvendit.

Kësaj radhe, propozimi i VV-së për votimin për formimin e një komisioni për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit ka marrë vetëm 55 vota, kudër dhe abstenim nuk ka pasur.

Pas dështimit të këtij votimi, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ka ndërprerë seancën, duke njoftuar se përpjekja e radhës do të bëhet të dielën në orën 11:00.