Edhe pse ne i urrejmë rrudhat, ata janë një pjesë e pashmangshme e plakjes. Rrudhat dalin së pari në pjesën e ballit si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Por a ka një mënyrë natyrale se si mund t’i heqim ata? Sigurisht që ka dhe ne do jua tregojmë se cilat janë ata. Shikoni se cilat janë produket dhe mënyra që ju ndihmojnë t’i parandaloni dhe t’i hiqni rrudhat në mënyrë natyrale.
1-Vaji i ullirit
Merrni disa pika vaj ulliri të vakët dhe filloni të masazhoni ballin për pak minuta. Kjo në mënyrë të sigurtë shmang rrudhat nga balli juaj.
2-Disa faktor të jetës
Ngrënia shëndetshëm dhe fjetja e duhur mbron lëkurën tuaj deri në një masë. Gjithashtu, menaxhoni stresin dhe mundohuni të hani shumë perime. Planifikoni ushtrime gjatë rutinës suaj të përditshme dhe qëndroni të hidratuar shumicën e kohës.
3-Vaji I lule diellit
Edhe pse kjo funksionon, thuhet se është e përkohshme. Konsumoni një lugë gjelle vaj luledielli cdo ditë për disa javë. Kjo është një nga mënyrat më natyrale për të hequr rrudhat e ballit.
4-Aloe Vera
Përzieni aloe verën me të bardhën e vezës dhe vendoseni në ballin tuaj. Lajeni atë pas 15 minutash dhe do të keni rezultate.
5-Maszh me fruta
Lëkura juaj ka nevojë për vitamin C. Ju mund ta merrni atë nga frutat. Përdor lëng limoni për të masazhuar zonën e ballit tuaj ku keni rrudha.