Përdorni laps buzësh
Zgjidhni një laps buzësh një nuancë më të errët (jo më shumë) se buzëkuqi që do të përdorni për të vijëzuar buzët në vijën e jashtme të tyre. Duke aplikuar lapsin pak më të errët, buzëve i jepet efekti 3D.
Përzieni dy buzëkuqë
Nëse ngjyra e buzëkuqit vjen gradualisht duke u zbardhur drejt qendrës së buzëve, buzët tuaja do të duken më mishëtore. Aplikoni buzëkuqin në buzë dhe pastaj, një buzëkuq me ngjyrë pak më të hapur aplikojeni në qendër të buzës së sipërme e të poshtme.
Përziejeni me një furçë
Provoni një fryrës buzësh Shumë fryrës buzësh rrisin prodhimin e kolagjenit në buzë, ndërsa të tjerë zgjerojnë enët e gjakut përkohësisht, duke “zmadhuar” pak buzët tuaja.
/kosovarja/