Gjatë marrëdhënieve seksuale, përpos momenteve ekstazike, dinë të ndodhin edhe momente mjaft të sikletshme – ndër to edhe mbetja e prezervativit në vaginë.
Megjithatë, sipas një artikulli në gazetën britanike Metro, janë disa mënyra se si ta trajtoni një situatë të tillë, nëse ndonjëherë rastisë që t’ju ndodhë:
1.Rrini e qetë
Tendosja bën që vagina juaj ose pasazhi juaj anal të tkurret, duke bërë që heqja e kondomit të bëhet më e vështirë – prandaj relaksohuni.
2. Shihni nëse mundeni lehtësisht që ta hiqni kondomin me gishtat tuaj
Por bëjeni këtë vetëm me gishtërinj – mos provoni me gërshërë, shkopinj apo gjësende të tjera.
3. Shtyni
Nëse nuk arrini ta ndjeni kondomin me duart tuaja, atëherë shtyjeni. Aktivizojini muskujt që do t’i përdornit në lindjen e një foshnje – është më lehtë nëse e bëni këtë duke ndenjur galiç ose me një këmbë mbi guacën e banjos.
4. Kërkoni që partneri juaj t’ju ndihmojë
Kërkoni që partneri juaj t’ju ndihmojë nëse mundet në heqjen e prezervativit, apo nëse mund ta kenë një pamje më të favorshme të asaj se çfarë po ndodhë, nga një kënd më të volitshëm.
5. Mos t’ju vjen turp që të shkoni te mjeku apo gjinekologu
Nëse gjërat e mësipërme nuk ju ndihmojnë, atëherë mos ngurroni që ta vizitoni ndonjë profesionist, pasi që i kanë mjetet adekuate që ta heqin kondomin me siguri të plotë.
6. Bëjeni ndonjë kontroll
Heqja e kondomit gjatë marrëdhënieve seksuale nënkupton se seksi nuk është kryer nën masat preventive, duke ju vënë në rrezik të shtatzënisë apo sëmundjeve seksualisht të transmetueshme – prandaj ia vlen që t’i bëni testimet.