Në ditët e sotme kapsllëku është një problem i zakonshëm që prek një numër të madh njerëzish.
Kapsllëku është parregullsi në sistemin e tretjes, e cila rezulton në vështirësi të nxjerrjes së feçes. Nëse kapsllëku bëhet kronik, atëhetë kjo gjë përbën problem sepse mund të shkaktojë dhimbje, fryrje të barkut, gjakderdhje etj. Disa nga shkaqet e kapsllëkut mund të jenë dieta ushqimore, efektet anësore të barnave, pabarazitë hormonale, kushtet anatomike të trupit, çrregullimet për shkak të sëmundjeve të ndryshme etj.
Ja si ta shmangni këtë problem pa përdorur medikamente Uji: nëse vuani nga kapsllëku duhet të konsumoni shumë ujë dhe lëngje. Kjo për arsyen se duke marrë sasi të konsiderueshme lëngjesh, ushqimi në zorrë zbutet dhe bëhet më e lehtë tretja e ushqimit.
Ushqime të pasura me fibra: hani ushqime që janë të lehta për tu tretur dhe që bëjnë më të lehtë tretjen. Ushqimet e pasura me fibra e bëjnë zorrën më aktive dhe ndihmojnë në jashtëqitje. Mos hani ushqime të thata dhe karbohidrate të papërpunuara.
Aktivitet fizik: qëndrimi aktiv dhe aktiviteti fizik janë një pikë shumë e rëndësishme për njerëzit që vuajnë nga kapsllëku.
Ujë i ngrohtë me limon: pini çdo mëngjes esëll dhe në darkë një gotë me ujë të ngrohtë me limon. Uji me limon ju ndihmon të eleminomi toksinat, fryrjen e barkut dhe në jashtëqitje.
Çaji jeshil dhe laksativët e tjerë natyral: pini çdo mëngjes çaj jeshil, gjysmë ore para se të konsumoni mëngjesin./ Shëndeti +