Si të shpëtohet biznesi/ Sugjerimet e këshillit të investimeve për qeverinë dhe pushtetin lokal

E publikuar: 16/04/2020 16:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli i investimeve shqiptare ka renditur një sërë sugjerimesh në adresë të qeverisë në mënyrë që bizneset shqiptare mos të shkojnë drejt kolapsit.

Ato janë:

“Sigurimin e pagesës minimale për të gjithë punonjësit pa dallim. Përkohësisht të merren masa për mbrojtjen e prodhimit vendas. Plan emergjent dhe konkret për biznesin e vogël dhe të mesëm në sektorin e hotelerisë. Akordimi granteve ose kredive me interes 0% për mbështetje të nevojave për likuiditet të kompanive turistike”.

Megjithëse qeveria thotë se nëse do ketë ndërhyrje tek sigurimet shoqërore, atëherë hapet një gropë e madhe tek pensionet në të ardhmen, ky këshill i sugjeron qeverisë të bëjë lehtësime edhe në çështjet që lidhen me sigurimet shoqërore dhe tatimet.

“Pezullimin e Sigurimeve Shoqërore, rritje e pagesës direkte për biznesin e vogël me paketën 35.000 lekë. Mospagim i kontributeve dhe çdo lloj tatimi për tre muaj si edhe pagesë me këste të detyrimeve dhe tatimit të mëparshëm të fitimit”.

Këshilli Investimeve bën disa sugjerime që lidhen drejtpërdrejtë me Bankën e Shqipërisë.

“Printim të monedhave të reja nga Banka Qendrore dhe shpërndarjen e tyre popullit që të rritet konsumi dhe të forcohen bizneset. Manovra financiare për forcimin e Lekut”.

“Miratimin e amnistisë fiskale dhe penale në mënyrë që leku që rri i fshehur të hidhet në treg dhe bankat të detyrohen të japin kredi me interes 1-2 % duke lehtësuar edhe procedurat për marrjen e kredisë”.

Nuk mungojnë sugjerimet edhe për njësitë e qeverisjes vendore.

“Të hiqet taksa vendore, si taksa tabelë,taksa e arsimit, taksat për sipërfaqe shërbimi apo ndonjë taksë tjetër vendore që do të lehtësojnë aktivitetet e bizneseve. Ulje me 20% të taksave vendore për këtë vit”.

/topchannel/