40% e tumoreve janë potencialisht të parandalueshëm. Mjekët onkolog siç raporton Ansa, propozojnë 8 rregulla të thjeshta që duhet t’i mbani parasysh për të parandaluar kancerin.
Jo duhan- 25-30% e të gjithë llojeve të tumoreve janë të lidhur me pirjen e duhanit. Çdo vit në botë, tre milionë njerëz humbin jetën për këtë shkak. Llogaritet se duhanpirësit vdesin tetë vite më parë.
Konusmi i alkoolit- Moderoni pirjen e tij, pasi alkooli shton rrezikun e kancerit oral, në faring, ezofag dhe laring. Është gjithashtu i lidhur edhe me kancerin e mëlçisë, aparatit tretës dhe gjirit tek femrat. Nuk këshillohet në asnjë mënyrë pirja e tij para moshës 15 vjeçare.
Ndqni dietën mesdhetare- Është e faktuar se sa më shumë fruta dhe perime të konsumoni, aq më e madhe është shkalla mbrojtëse ndaj tumoreve në aparatin tretës dhe në rrugët e frumëmarrjes.
Kontrolli i peshës- Obeziteëti është i lidhur me konsumin e ushqimeve me yndyrë, jetën pasive etj., ndaj duhet bërë e pamundura për mbajtjen nën kontroll të saj. Është provuar se personat mbipeshë rrezikojnë 40% më shumë nga vdekja prej kancerit në zorrën e trashë, prostatë, mitër dhe kanceri i gjirit.
Praktikoni aktivitet fizik- Sporti redukton në mënyrë të ndjeshme mundësinë për t’u prekur nga kanceri. Ata persona që kanë një jetë sedentare rrezikojnë nga 20-40% më shumë që të preken nga tumoret.
Jo rrezatimeve solare dhe kujdes ndaj nishaneve dhe gjendrave- Rrezikshmëria e rrezatimeve nxirëse është e njohur tashmë. Ekspozimi para moshës 30 vjeçare rrezikon me 75% shfaqjen e kancetit të lëkurës. Gjithashtu prania e nishaneve të mëdhenj në lëkurë, kërkon kujdes të veçantë.
Kujdes nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme- 15-30% e tumoreve shkaktohen prej infeksioneve që mund të parandalohen, mes tyre edhe prej hepatiteve që transmetohen përmes raportit seksual. Për tu mbrojtur përdorni gjithmonë prezervativ.
Jo substancave të dopingut- Steroidet shkaktojnë një rritje më të madhe të rrezikut nga tumoret, veçanërisht nga tumori në mëlçi, prostatë dhe veshka./kosovarja/