Si të parandaloni thinjat

E publikuar: 12/06/2015 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për flokët e dendura dhe me shkëlqim konsumoni ushqime të pasura të tilla si vaj ulliri, avokado, dhe fruta të ndryshme në formë arrash dhe fara.

Provo dhe maska që në vendet lindore tradicionalisht përdoren për pengimin e të thinjurit të flokëve.

Maskat

Flokët me vite bëhen të thatë, më të hollë, rriten më ngadalë, lehtë thyhen dhe humbin shkëlqimin e tyre. Për t’i kthyer shkëlqimin flokëve, dy herë në javë përdorni maska përbërësit bazë të të cilave janë vajrat me cilësi të mirë dhe gjalpë.

Me vaj ulliri

Flokëve të thinjura dhe pajetë shkëlqimin dhe forcën do t’i kthejë maska me bazë vaj ulliri dhe mjaltë, e cila duhet të përdoret një herë në javë. Përzieni sasi të barabarta të vajit dhe mjaltit, lyeni flokët me përzierjen deri në rrënjë, mbuloni kokën me një qese plastike, pastaj një peshqir të ngrohtë dhe pas gjysmë ore, flokët i shpërlani dhe lani me shampon.

Piper i zi

Përzieni mirë 1 g piper të zi, gjysmë filxhani kos, nga gjysmë luge çaji lëng limoni dhe vaj bajame. Aplikoni përzierjen në flokët tuaj dhe mbani për gjysmë ore, pastaj lajini. Veproni kështu dy herë në javë. Kjo do të ju ndihmojë për të rikthyer ngjyrën e errët të flokëve dhe për të parandaluar paraqitjen e mëtejshme të qimeve të thinjura.