Femrat pëlqejnë të brendshme të bukua dhe moderne, posaqërisht ato që kushtojnë shumë dhe janë të ndjeshme ndaj larjeve. Dilema më e madhe në këtë rast është “a mundem t`i laj në lavatriçe ?”.
Definitivisht duhet të shmangeni nga lavatriçja nëse doni që t`i keni sytjenat dhe brekët për një kohë më të gjatë, andaj duhet t`i lani me dorë. Kombinoni ngjyrat e ngjashme në një vaskë të mbushur me ujë të ngrohtë, mirëpo jo shumë të ngrohtë, i shtojmë detergjent special për materiale të ndjeshme.
Lani disa herë, butësisht i shtrydhim dhe i lëmë në siëprfaqe të rrafshë që të thahen. Asesi nuk duhet varur në tel!
Nëse nuk keni kohë për t`i larë në dorë dhe ju duhet patjtër të përdorni lavatriçen, atëhrë përzgjidhni centrifugë të ngadalshme me ujë të ngrohtë, i fusim të brendshmet në një thes që mos të dëmtohen, përdorim detergjentin e njejtë si mëlartë dhe asesi nuk e përdorim tharësen e rrobave.
Sytjenat i lajmë pas 5-7 përdorimeve dhe bëjmë palë-palë në rafte njëra mbi tjetrën me guaca të zgjeruara.
Preferohet që sutjenat ti ndërroni nga dita në ditë e jo të mbani një të vetme për tërë javën. “Pushimi” do të mundësojë që sutjenat të kthehen në formën origjinale, nëse kujdeseni mirë për ato, do të mund t`i përdorni për një kohë më të gjatë.