Çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e veta.
Çiftet e suksesshme kanë mësuar se si t’i menaxhojnë këto probleme dhe si të arrijnë deri tek hapi final i kurorëzimit në martesë.
Çdo çift duhet të mësohet se si të ndërveprojnë bashkë për çështjet komplekse të jetës së përditëshme.
Një ndër problemet më kryesore që mund ta çojë një marrëdhënie në krizë është komunikimi i varfër midis tyre.
Ja disa këshilla se si t’i menaxhoni këto probleme:
Caktoni një orar dhe flisni për problemet që ju shqetësojnë në çift.
Flisni për çdo gjë më njëri tjetrin, por pa e ngritur zërin. Nëse është në zakonin tuaj që të flisni me tone të larta, atëherë shkoni në një vend publik dhe kështu do të privoheni nga kjo gjë e do të flisni më butë.
Dëgjojeni me vëmendje dhe mbajini parasysh ndjenjat e partnerit.
Përpiquni të mos i përdorni shprehjet “ti gjithmonë…” ose “ti kurrë…” , këto shprehje janë shumë monotone dhe të padurueshme për çdo partner.
Zgjidhini problemet duke bashkëpunuar të dy, dhe jo veç e veç.
Gjeni një zgjidhje të pranueshme dhe të kënaqëshme nga të dyja palët.