Pranvera, në imagjinatën kolektive, është sezoni i luleve, i zogjëve dhe i natyrës, e cila me shumë pasion rilind dhe del nga lëvozhga e dimrit të ftohtë, të cilin sapo e ka lënë pas.
Edhe për qeniet njerëzore është një moment ndryshimi. Dielli, ajri i pastër dhe temperaturat e ngrohta na prijnë drejt dashurisë ose në disa raste në rigjallërimin e një ndjenje të zbehur.
Prodhimi i dopaminës, që rritet ndjeshëm nga prilli e në vazhdim, është i domosdoshëm për pakësimin e stresit.
Nëse ka patur probleme në çift ky është momenti i duhur për t’i lënë pas duke përfituar nga bashkëpunimi i nënës natyrë.
Është një mundësi magjike që nuk duhet të lejoni që t’iu ikë nga duart.