Si ta rregulloni qëndrimin (Foto)

E publikuar: 03/11/2015 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tani, derisa jeni të ulur, të shtrirë apo po qëndroni në këmbë, kushtoni vëmendje pozitës së trupit tuaj.

Studimet kanë treguar se përqindja e njerëzve me qëndrim jo korrekt vitet e fundit është rritur në mënyrë drastike.

Pasojat e qëndrimit jo të rregullt do të filloni t’i vëreni disa vjet më vonë, dhe ato mund të jenë:

– Kërrusja e supeve

– Dhimbja në gjoks

– Dhimbja në qafë dhe shpinë

– Shputa të lëshuara

– Muskujt e dobësuar të barkut dhe shpinës

– Vështirësi në frymëmarrje

– Dhimbje të shpeshta koke dhe migrena.

Trupin tuaj gjithmonë duhet ta mbani në pozicionin e duhur. Fillimisht kjo do të jetë e pazakontë, por më vonë do të mësoheni ashtu siç jeni mësuar me qëndrimin jo të rregullt.

Pomponi muskujt e barkut – Sapo ta bëni këtë, do të ndieni se shpina juaj do të korrigjohet instinktivisht, mjekra do të ngrihet, ndërsa supet do të bëhen më të relaksuara.

Lëshoni këmbët në dysheme – Mos i kryqëzoni këmbët. Përveç se kjo nuk është e mirë për qarkullim, nuk është e mirë as për shpinën tuaj, transmeton Koha.net. Lëshoni këmbët tuaja në dysheme dhe lejoni gjakun që të qarkullojë lirshëm nëpër trup dhe trupin që të qëndrojë si duhet.

Uluni në një jastëk – Merreni një jastëk më të trashë dhe të fortë dhe uluni në të. Në jastëk nuk do të mund të uleni në mënyrë aq të relaksuar, dhe pikërisht për këtë shkak trupi do të qëndrojë si duhet.

Vendoseni një jastëk mes gjunjëve – Kjo është një teknikë të cilën mund ta përdorni kur të shtriheni anash. Jastëku do t’i sigurojë mbështetje shtesë shpinës derisa gjunjët do të jenë më pak të ngarkuar.