Ju pengon vëmendja të cilën e fiton partneri juaj nga personat tjerë? Në të vërtetë nuk mund të duroni edhe faktin që dikush vetëm ta shikojë? Kjo tregon se thellë në shpirt e keni “të vizatuar” xhelozinë.
Nëse bëni budallanë dhe filloni ta akuzoni partnerin për diçka që në të vërtetë nuk ekziston apo ballafaqoheni me ish-partnerin apo ish-partneren e tij/saj, vetëm që do t’i përkeqësoni gjërat në lidhje, dhe vetë nuk do të ndiheni mirë.
Me xhelozi mundeni vetëm ta largoni partnerin nga vetja. Por, për fat të mirë ekzistojnë mënyra se si të ballafaqoheni dhe të merreni me xhelozinë.
– Mësojeni se pse jeni xheloz: Njerëzit në të vërtetë nuk përpiqen që t’ju bëjnë xheloz. Për më shumë, te xhelozia vjen kur personi ndihet i pasigurt në vete apo në lidhjen që është. Kur të ndieni se në ju është duke u grumbulluar xhelozia, përpiquni të kuptoni se çka është burimi i kësaj ndjenje të pakëndshme. Do të shihni se zgjidhja e problemit fshihet në ndryshimet tek ju, dhe jo në ndërrimin e sjelljeve të partnerit tuaj apo njerëzve përreth jush.
– Ndërtoni vetëbesimin tuaj: Njerëzit me vetëbesim nuk janë xheloz për arsye se për këtë janë të vetëdijshëm se nuk ka arsye. Përpiquni secilën ditë të bëni gjëra për të cilat ndiheni më mirë dhe të cilat ju përmbushin. Mos lejoni që t’ju pushtojnë dhe të merreni me “mendime të zeza”. Pak nga pak ndërtoni vetëbesimin tuaj dhe do të shihni që më pak do t’ju preokupojë diçka që të tjerët mendojnë apo flasin.
– Ndaluni së krahasuari: Me siguri që shpesh krahasoheni me meshkujt tjerë apo femrat tjera në jetën e partnerit tuaj. Ndoshta kontrolloni a mendojnë ata që jeni më të bukur apo më të mençur se personat tjerë. Ndaluni së bëri këtë, pasi që kur bëhet fjalë për lidhjet, njerëzit thjesht nuk mund të krahasohen në mënyrën e këtillë. Pa marrë parasysh çfarë kanë qenë ish-të dashurit apo ish-të dashurat tuaj, partneri juaj ju do juve dhe jo për mendimin e të tjerëve.
– Futuni në lëkurën e huaj: Nëse e dashura juaj e ka ish-të dashurin i cili përsëri dëshiron të jetë me të, paramendoni se si do të ndiheshit ju po të ishit ai, ish-i dashuri i saj. Do të ndiheshit të pashpresë dhe shumë depresiv. Në të vërtetë më shumë keni arsye që “të bashkëndjeni” dhe “të gjendeni në lëkurën e tij” sesa në të dashurës suaj.
– Largojeni xhelozinë: Në të vërtetë, xhelozia në lidhje vetëm që vështirëson gjërat, sidomos nëse ndryshon sjellja juaj kur jeni me partnerin. Pse të shkatërroni lidhjen e mrekullueshme me mendime negative? Për këtë mendoni pozitivisht dhe lëreni xhelozinë se askush nuk ia ka parë hajrin!