Si ta luftoni shpejt stresin

E publikuar: 14/01/2016 10:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumica e njerëzve sot i kanë të pashmangshme situatat stresuese. Por mjekët mendojnë vazhdimisht se si mund të gjejnë mënyra për të iu shmangur situatave të tilla.

Mënyra më e mirë është që përmes frymëmarrjes të filloni të largoni stresin. Fillimisht provoni të mbani ajrin dhe më pas filloni që të merrni frymë thellë dhe ta lironi atë. Kjo do të ju bëjë mirë.

Më pas preferohet që të konsumohet çokollatë pasi është vërtetuar se ajo ndikon në qetësim. Kjo madje preferohet të bëhet edhe në ditë në vazhdimësi.

Por në momentin kur hani çokollatë në të njëjtën kohë nuk preferohet të hani diçka tjetër.

Hapi i radhës është që të shikoni ma ndërprerë në ndonjë pikturë në murin e shtëpisë suaj, në të cilën ka fluska bore. Kështu thuhet se stresi do të zvogëlohet deri në 44%.

Dhe hapi i katërt që duhet të ndërmerrni është që të dilni të ecni në natyrë. Pasi kjo do të ndikojë që ju të lironi energjinë e keqe që keni përbrenda. Ecjen tuaj mund ta shoqëroni edhe me ndonjë ushtrim tjetër dhe kjo do të ndikojë edhe më pozitivisht.