“E kupton dhe kaq”. Ky është i vetmi spjegim nëse njeriu me të cilin po del është ai që do kalosh jetën. Po kur dhe si të kap kjo ndjenjë e paspjegueshme sigurie? Disa specialistë martesash përgjigjen duke treguar si e kanë kuptuar që kanë gjetur të duhurin. Autorë librash, profesorë, terapistë dhe profesionistë të tjerë tregojnë historitë e tyre.
Nuk u mbarojnë kurrë gjërat për të thënë
“Në takimin e tretë, pimë pasdite vonë një gotë, pastaj pamë një film, të ndjekur nga një darkë e gjatë çlodhëse. Pastaj vendosëm të ecnim. Në fillim në një bar në North Beach, pastaj në një jazz bar dhe pastaj thjesht lart e poshtë, në kodrat e San Francisco-s, deri rreth orës 6 të mëngjesit kur thamë natën e mirë para derës së shtëpisë sime. Asnjë herë të vetme nuk ngelëm pa fjalë për të thënë. E dija që dhe pas 10, 20, 30 vjetësh do ishim ende duke folur, qeshur, duke e mbajtur jetën të gjallë dhe interesante. Dhe atë po bëjmë.” – Winifred Reilly, terapist i licensuar familjeje dhe martesash dhe bloger marrëdhëniesh në çift .
Çfarë i mungonte asaj, ai e kishte me shumicë
Unë e kuptova që bashkëshorti im ishte ai, gjatë takimit tonë të parë si çift, që ishte një udhëtim në Miami, duke qenë që jetonim në dy qytete të ndryshme atë kohë. Ai na ka sjellë rrotull gjithë qytetin me një makinë që morëm me qira, që ishte shumë impresionuese për mua që nuk kam fare sens orientimi. Ai ishte shumë i sjellshëm edhe që më përhapte kremin e diellit, që më pëlqeu sepse mendova që ai ishte i dashur dhe i kujdesshëm. Kisha të drejtë! – Dr. Samantha Rodman, psikologe dhe këshilluese çiftesh.
Marrëdhënia dukej plotësisht, tërësisht e duhura
“Unë me gruan time jemi njohur në shkollë të mesme, u ndamë pas maturës, por u bashkuam në vitin e fundit të kolegjit. Ajo pati një mundësi për të studiuar në Evropë dhe unë vendosa instiktivisht të shkoja me të për një vit në Heidelberg-un romantik. Në udhëtim, gruan time e ardshme e zuri një gjumë i thellë. E pashë dhe ndjeva të pushtohesha nga një ndjejë që kjo ishte gjëja më e drejtë, që të paktën për një herë në jetë, isha në vendin e duhur, në kohën e duhur me njeriun e duhur. Në Gjermani, mësova fjalën e mrekullueshme për “shpirtin binjak”, apo “të dashurën”: Lebensgefährtin. Fjalë për fjalë do të thotë një ‘shok udhëtimi për jetën’. Dhe kështu kemi qenë për njëri tjetrin që atëherë”. – Dr. Karl Pillemer, autor i “Leksione për të dashuruar” dhe profesor i Gerontologjisë në Cornell.
Ishte dashuri me shikim të parë, nuk ka dyshime për këtë
“E kuptova që bashkëshorti im ishte ai, me shikim të parë. E di që duket jonormale, por ne kishim folur në telefon për një muaj. Sa herë telefonoheshim flisnim me orë. Ai dinte shumë gjëra për mua para sesa të takoheshim ballë për ballë dhe para se të çoheshim nga darka atë mbrëmje, e dinim që nuk do ishim me asnjë tjetër”. – Fawn Weaver, autore dhe themeluese e Happy Wives Club, Klubi i grave të lumtura.
Ai ishte një xhentëllmen i vërtetë
“Ishte një natë e ftohtë nëntori e vitit 1985 dhe ne kishim dalë të dy në takime në një restorant libanez. Nuk ishte ai partneri im! Unë kisha veshur një bluzë me mëngë të shkurtra dhe duhet të isha duke u dridhur sepse Chuck hoqi pulovrën e tij, një bluzë të kuqe me të gjelbër dhe ma dha. E vesha dhe ishte aq e butë dhe mbante erë aq të mirë, myshkore dhe burrërore. U pamë, ai me ato sytë e tij depërtues dhe mendova, ‘Hmmm, kjo mund të jetë interesante…’ dhe ka qenë interesante për 27 vjet.” – Iris Krasnow, autore e “The Secret Lives of Wives”, Jeta sekrete e bashkëshorteve.
Ajo theu gjithë rregullat e një takimi për atë
“Lou ishte ndihmës banakier gjatë verës pas vitit të parë të kolegjit dhe shoku i tij i ngushtë, me të cilin kisha dalë më parë, ishte barmeni. Lou ishte ndryshe nga të gjithë meshkujt me të cilët kisha dalë. Nuk mund ta spjegoj çfarë ishte, por ai më plotësonte në një mënyrë që nuk e kisha menduar më parë. E kuptova që në fillim. Dhe duke qenë që ai nuk do më telefononte kurrë (kodi mes shokëve të ngushtë), pashë numeratorin telefonik dhe mora në telefon gjithë personat me emrin e tij derisa e gjeta. Nuk besoj te rregullat kur vjen puna te dashuria, por nëse e kam bërë, kam qenë sigurisht duke pritur t’i thyeja të gjitha.” – Dr. Logan Levkoff, seksologe dhe autore librash.
Kimia e tyre ishte jashtë kornizave
“Unë e pranova që bashkëshorti im ishte ai, në takimin numër 4. Elektriciteti nuk ndalonte. Betohem, ndjeja flutura elektrike sa herë mendoja për atë. Simptomat po bëheshin pak qesharake atë natë dhe unë i thashë “Ti je mashkulli i ëndrrave të mia”. Ai tha “Uau, kjo është mjaftueshëm për gjithë jetën”. Po përpiqesha të mos nisja një marrëdhënie, për një kohë të gjatë, por nuk mund ta mohoja atë kimi të fuqishme” – Marina Sbrochi, autore e “Stop Looking for a Husband: Find the Love of Your Life”, Mjaft kërkuat për burrë: Gjeni dashurinë e jetës.
Suksesi i tij ishte dhe i saji
“Kur i pëshpërita ‘Më pranuan (në një program psikoterapie), fytyra i shkëlqeu lumturi. Ajo e kuptoi më shumë sesa unë, në atë kohë, ç’do të thoshte për mua dhe për ne. Deri në atë kohë, e ardhmja e karrierës sime ishte e paqartë. Ajo e dinte që mundësia për t’u bërë psikoterapist ishte shumë e mirë për mua. Siguria që më dha, e bëri atë të duhurën”. – Dr. Jim Walkup, terapist i licensuar martesash dhe familjesh.