Si ta dëshmoni përkushtimin tuaj në një lidhje të re

E publikuar: 03/08/2018 09:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aplikacione si Tinder dhe Bumble prezantojnë një katalog të madh beqareshash, andaj është shumë e lehtë që të josheni sërish nëse ‘hutoheni’ dhe i përdorni këto aplikacione në lidhje.

“Fshirja e aplikacioneve të takimeve jep indikacione që personi është serioz që t’i përkushtohet personit me të cilin është në lidhje”, ka thënë ekspertja e lidhjeve dhe psikologia, Madeleine Mason Roantree.

“Normalisht, kjo do të nënkuptonte që dikush është në një lidhje ekskluzive”.