Prej disa ditësh vazhdon situata e tensionuar midis reperave të kompanisë muzikore “Babastars”. Gjendja e krijuar ka sjellë një pikëpyetje të madhe për vazhdimësinë e kompanisë në tregun muzikor. Sidomos pas deklaratës së bërë nga Skivi ditën e sotme në rrjetet sociale.
“Mirëmëngjes repera barbika (barbie). Kujdes mos nxirrni ndonjë fëmijë në këngë tani. Ju mbys. Kopjac.” -shkruajti Skivi. Nëpërmjet këtij postimi Skivi thumbon kolegët e tij.
Me siguri Skivi është bazuar në një deklaratë që bëri Majk i cili u shpreh se kur të rritet djali i tij do e marrë në një prej klipeve. Ndërkoh Majk bën të njëjtën gjë. Përmes një postimi ne Instagram ai ironizon Skivin.
“Po dhe ti je këngëtar ose reper, por nuk jemi në të njëjtën kategori as në të njëjtin nivel….as nuk ngasim makina të njëjta, as nuk bëjmë para të njëjta.”-ka shkruar Majk.
Pavarësisht se të dy reperët nuk kanë treguar se kujt i adresohen këto fjalë, me shumë gjasa ata ja drejtojnë njëri-tjetrit.