UEFA vazhdon me sjelljen e risive në fushën e marketingut. Institucioni më i madh i futbollit në Evropë, po synon të rrisë marketingun, duke krijuar një ndeshje të yjeve, apo siç njihet All-Star game.
Kjo ndeshje është e njëjtë me atë që luhet në NBA, ku në të dy ekipet, ftohen lojtarët më të mirë.
Në rast të organizimit të kësaj ndeshje,në një skuadër mund të luajnë dy prej më të mirëve në botë, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”./Indeksonline/