Si po shkojnë drejt shterjes mjetet e rezervës shtetërore

E publikuar: 09/03/2018 19:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Thuajse secili vendim i Qeverisë deri tash është mbështetur në rezervën shtetërore e fakti që ajo është drejt fundit ka alarmuar ministrin e Financave, Bedri Hamza.

Këtë alarm e ka dhënë Hamza, në mbledhjen e Qeverisë. Hamza ka refuzuar kërkesën e kryeministrit për të ndarë rreth një milion euro për shënimin e 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.

Ministri i financave ka aprovuar vetëm 500 mijë euro, vendim ky që e respektoi kryeministri. Qeveria gjithashtu ka miratuar dhe konceptin e dokumentit për pagat që realizohen nga buxheti i Kosovës.

U tha se siguron një sistem të drejtë dhe transparent të pagave në Kosovë derisa kostoja buxhetore e kësaj reformë do të shkojë mbi 62 milionë euro.

Qeveria ka ndarë 75 mijë euro për Doganën e Kosovës, për aplikimin e banderolave për miellin. Ka miratuar edhe draftin e strategjisë shtetërore kundër terrorizmit, derisa ka miratuar edhe plotësim-ndryshimin e Programit legjislativ për vitin 2018./koha.net/