Si përfundoi një “park” në agjendën e Brukselit?

22.06.2015 16:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Si përfundoi një “park” në agjendën e Brukselit?

Çështja e lëvizjes së lirë do të jetë një nga temat e bisedimeve me 23 qershor, në takimin e nivelit të kryeministrave në Bruksel, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, konfirmojnë zyrtarët e zyrës së kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Këshilltari për çështje të jashtme i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, Valon Murtezaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se në kuadër të kësaj teme do të trajtohet edhe çështja e barrikadës në urën kryesore mbi lumin Ibër, i ashtuquajturi “Parku i paqes”.

“Sa i takon urës së Ibrit, pala e Kosovës është e qartë që barrikada duhet të hiqet sa më shpejtë, edhe për njerëzit, por edhe për lëvizjet tjera. Por, një gjë duhet të kuptojmë se BE-ja në këtë rast e ka rolin kryesor dhe ajo është duke punuar në një plan të veprimit. Tash, presim deri nesër që të shihet se si do të ecin gjërat”,ka theksuar Murtezaj.

Halil Matoshi, njohës i zhvillimeve politike në vend, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se urat në rajonin e Ballkanit, jo rrallë shfrytëzohen për të kundërtën e asaj që simbolizojnë, lidhjen dhe bashkimin e njerëzve.

Kjo sipas tij po ngjan edhe me urën kryesore mbi lumin Ibër, që ndan jugun dhe veriun e qytetit të Mitrovicës.

Analisti Matoshi, shpreh mendimin se çështja e barrikadës së ashtuquajtur “Parku i paqes”, nuk është dashur fare të fitojë peshën e një çështjeje që mund të diskutohet në Bruksel.

“Kjo punë, normalisht nuk do të duhej që të arrinte fare në Bruksel po të funksiononte pushteti demokratik në Prishtinë dhe në veri të Kosovës, përkatësisht në Mitrovicën veriore. Mirëpo, meqë kjo tashmë kjo çështje ka arritur në Bruksel, unë mendoj se me gjithë pengesat, me gjithë zvarritjet, ura do të hapet dhe barrikada do të hiqet”, tha Matoshi.

Por, Murtezaj vlerëson se arritja e çështjes së të ashtuquajturit “Parku paqes” për tu bërë temë bisedimi në Bruksel, është rezultat i destruktivitetit të palës së Serbisë në zbatimin e marrëveshjes mbi lëvizjen e lirë. Megjithatë, sipas tij, tashmë kjo çështje duhet zgjidhur.

“Për të zgjidhur çështjet në Kosovë është e rëndësishme që të bisedohet me secilin nivel, nëse është e nevojshme. Natyrisht, pajtohemi që nuk është dashur që gjërat të vijnë deri në këtë nivel”.

“Sidoqoftë, kur ke të bësh me palë destruktive si pala e Serbisë, pra e Beogradit, gjërat nuk ecin gjithmonë ashtu siç janë marrëveshjet. Mirëpo, esenca kryesore, e mira kryesore dhe e madhe është që të hiqet barrikada dhe çështjet tjera (rreth saj), janë të dorës së dytë”, u shpreh Murtezaj.

Analisti Matoshi, shpreh mendimin se edhe pas një marrëveshje që do të kishte për rezultat heqjen e të ashtuquajturit “Parku i paqes”, obstruksionet e Serbisë do të vazhdojnë, duke i përdorur për këtë serbët e veriut të Kosovës.

“Sigurisht që obstruksione do të vazhdojë të ketë, posaçërisht nga serbët e Kosovës, të cilët do të shfaqin pakënaqësi në vazhdimësi, për të fituar sa më shumë që është e mundur në këtë proces politik. Ata e shohin këtë si një pazar të mirë që pengesat, ndarjet, t’i shesin sa më shtrenjtë, para faktorit ndërkombëtar dhe para Prishtinës zyrtare”, theksoi Matoshi.

I ashtuquajturi “Parku i paqes” mbi urën kryesore mbi lumin Ibër, është vendosur me 18 qershor të vitit 2014, nga ana e autoriteteve lokale të Mitrovicës së veriut, RAPORTON REL.

Kjo barrikadë e re ishte vendosur vetëm disa orë pas heqjes së barrikadës së mëparshme me rërë dhe gurë, të cilën e patën vendosur banorët lokal serbë në korrik të vitit 2011, në shenjë kundërshtimi ndaj përpjekjeve të Prishtinës zyrtare për të vendosur autoritetin në veri të vendit dhe për të marrë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31, në kufi me Serbinë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht