Çdo individ dëshiron të përshtatet dhe të pëlqehet nga të tjerët. Ky fakt ka më shumë rëndësi gjatë periudhës së fëmijërisë. Fëmija i cili nuk arrin të fitojë pëlqimin dhe të krahasohet me të tjerët mendon se është i padëshiruar, duke hedhur kështu bazën e të gjitha problemeve që mund t’i shfaqen në të ardhmen.
Ne jemi krijesa që ndikohemi nga ngjarjet që ndodhin rreth nesh që nga momenti i parë kur zemra fillon të rrahë në barkun e nënës. Ndërkohë që rritemi në atë fole të sigurt nuk e dimë ende se ç’kuptim kanë zërat rreth nesh, por e ndjejmë se cilat gjëra nuk shkojnë. Regjistrojmë në vetëdijen tonë çdo ndjenjë, zë dhe fjalë, dhe në momentin kur mësojmë gjuhën tonë fillojmë të shprehim gjërat e mbajtura të fshehura në kujtesë.
Në shoqërinë tonë, ku nuk janë të përvetësuara ende metodat kontraceptive, numri i shtatzënive të padëshiruara është shumë i madh. Në momentin kur prindërit e rinj përballen me këtë surprizë, fëmija mund të ketë mbushur 1-2 muaj. Çdo ndjenjë e përjetuar në ato çaste si habi, kritikat ndaj njëri-tjetrit etj. ndihen nga ana e fëmijës.
Fëmija i cili e ndjen mërzinë e nënës beson se është shkaktar i saj. Shtatzënia nuk ndërpritet, dhe nëse nëna mbetet e mërzitur deri në fund të shtatzënisë të gjitha ndjenjat e saj regjistrohen në vetëdijen e fëmijës. Fëmija mendon kështu: “Mua nuk më duan, nëna ndihet e mërzitur për fajin tim”.
Nëse nëna dhe babai e ndryshojnë qëndrimin e tyre pasi fëmija të lindë, atëherë regjistrimet e deriatëhershme mund të fshihen. Nëse e ushqejnë fëmijën me dashuri dhe përkujdesje, atëherë arrijnë të krijojnë një kundërhelm që pastron efektin negativ të periudhës së shtatzënisë.
Nëse prindërit vazhdojnë të mos e duan fëmijën edhe pas lindjes, atëherë kjo ndjenjë shndërrohet në burimin e shumë shqetësimeve fiziologjike e shpirtërore. Nëse na duhet të përkthejmë mendimet e fëmijës, mund t’i pasqyrojmë kështu: “Ata nuk më duan, mami dhe babai ndihen të mërzitur për fajin tim. Nuk kam të drejtë të jetoj”. Pasi ky mendim të vendoset ngadalë në vetëdije, personi fillon të mendojë gjetjen e rrugëve të vetëvrasjes.
A mund të vazhdonim të grindeshim, debatonim nëse do ta dinim se fëmija ndikohet direkt dhe se këto grindje shkaktojnë migrenë, depresion madje dhe kancer më vonë? A do të dëshironim të ishim shkaku i vdekjes së fëmijës tone? Sigurisht që jo.
Nëse keni zhvilluar një lloj qëndrimi përballë fëmijës tuaj ende të parritur, ju mund të bëheni terapisti më i mire për të, shkruan gazeta Start. Tregojini atij dashurinë, përkujdesjen tuaj në mënyrë që të parandaloni të gjitha rrugët që çojnë në sëmundje të pashërueshme./kosovarja/