Si mund t’i menaxhojmë problemet dhe krizat e rrjeteve sociale

E publikuar: 26/10/2020 11:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rrjetet sociale në ditët e sotme janë faktorë të rëndësishëm për krijimin e imazhit të një kompanie. Pothuajse çdo kompani, pavarësisht madhësisë dhe fushës të cilën ajo e mbulon, ka të hapura faqet në rrjete të ndryshme sociale. Kjo i ndihmon asaj të afrohet më shumë me klientët, t’i njoh më mirë ata, apo të arrijë më shpejt t’i mbulojë kërkesat e tyre.

Zhvillimi teknologjik, u ka hapur kompanive lehtësisht disa dyer, të cilat në një kohë tjetër do të ishin vështirë të kalueshme e pothuajse të pamundura. Por megjithë mundësitë e mrekullueshme, solli edhe mundësi më të shpeshta për krijimin e krizave për kompaninë. Në një kohë tjetër pakënaqësitë e klientëve nuk do të kishin ndikimin që kanë sot. Ato zakonisht kanë qenë tek – tuk, meqenëse nuk kishte një kanal, që i mblidhte të gjitha, siç ndodhë sot nëpër rrjete sociale.

Problemet për një kompani nga këto medie përfshijnë komente të këqija, konsumatorë të pakënaqur, çështje të dërgesave, marketing të keq, apo edhe shfaqje e ndonjë pandemie në nivel global. Të gjitha këto janë probleme, që lindin vazhdimisht dhe kërkojnë përgjigje të arsyeshme dhe të afërt nga ana e kompanisë.

Derisa disa prej këtyre problemeve janë lehtësisht të zgjidhshme, disa të tjera mund të sjellin probleme, të cilat kalojnë në kriza të mëdha për kompaninë, e që shumicën e kohës e bën të paqartë se çfarë duhet të ndërmerret për tejkalimin e saj.

Një punonjës në grupin për shërbimet e konsumatorit duhet t’i kuptojë krizat e rrjeteve sociale dhe si mund t’i përdorë të njëjtat rrjete për të menaxhuar situatën e krijuar brenda kompanisë.