Si mund të luftohet terrorizmi duke trajtuar temën e ndryshimeve klimatike?

E publikuar: 23/11/2015 23:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më shumë se 100 liderë botërorë do të marrin pjesë në Konferencën e Kombeteve të Bashkuara për Ndryshime Klimatike që do të mbahet në Paris javën tjetër.
Meqenëse ka jo shumë ditë që kanë ndodhur edhe sulmet terroriste pikërisht në kryeqytetin francez, liderët botërorë do ta kenë rastin që t’i adresojnë dy shqetësimet më të mëdha që ka globi: terrorizmi dhe ndryshimet klimatike, shkruan Mollie Reilly, redaktore e politikës në Huff. Post.

Në vitet e fundit, studimet kanë treguar se rritja e temperaturave në glob ka qenë një shkaktar i madh edhe i rritjes së terrorizmit dhe krijimit të grupeve si ISIS’i.

Shumë njerëz që kanë ikur nga ISIS’i në zona të thella të Sirisë, janë detyruar të shkojnë në vendet urbane, ku janë përballur me një situatë kaotike: pa bukë, pa ujë dhe pa kushte jetese.

Mungesa e ujit, ka qenë pikërisht si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Edhe një raport i Pentagonit, i publikuar vitin e kaluar, u referohet ndryshimeve klikatime si “kërcënim i gjithanshëm”, duke nënkuptuar përkeqësimin e kushteve që do t’i kontribuonin zgjidhjes së problemit siç është terrorizmi por pa përjeshtuar edhe probleme të tjera globale.

“Ndikimi i ndryshimeve klimatike mund të shkaktojë jostabilitet në vende të ndryshme pasiqë vështirësohet qasja në ushqim dhe ujë, dëmtohet infrastruktura, shpërndahen sëmundje të ndryshme, njerëzit detyrohen të jenë nëpër rrugë, të zhvendosen, shkakton migrimin”, thuhet në raportin e Pentagonit.

“Mungesa e kapacitetit të qeverive të ndryshme për t’u përballur me pasojat e ndryshimeve klimatike kanë bërë që të rriten tensionet ndërmjet vendeve për shkak të qasjes së limituar në burime të ndryshme”, thuhet më tutje.

“Këto zhvillime mund të krijojnë rrugën për ideologji ekstreme dhe kushte të favorshme për ngritjen e terrorizmit”, thuhej veç tjerash në raport. /Express/