Lynee Baugh e kujton se si ishte djali i saj, Simoni dikur: I fortë fizikisht dhe aktiv.
Simoni ishte një komando i zoti dhe një tip plot humor.
Shtatë vjet më parë, teksa shërbente në Afganistan, Simon Vaughan doli vullnetar për të udhëhequr një patrullë në një mision njohjeje të terrenit.
Por një bombë talibane shpërtheu dhe ai u plagos rëndë.
Simon ishte kaq pranë vdekjes, sa e kthyen në atdhe me një nekrologji në çantën e tij.
Por ajo që ndodhi më vonë ishte një tjetër tmerr.
Gruaja e tij, Donna, jo vetëm që e braktisi, por edhe i mori një pjesë të madhe të kompensimit të fituar.
Simon është në karrige me rrota dhe mezi flet, por mamaja e tij, Lynne mendon se Donna kishte kohë që e planifikonte se sa do fitonte nëse ai vdiste.
Më pas, Ditën e Shën Valentinit 2013, pas dhjetë vitesh martesë, Donna shtatzënë, 33 vjeç, e braktisi të shoqin, duke marrë edhe djalin.
Madje as nuk i tha se po largohej.
Pas kësaj, Simon tentoi të vriste veten.
Më vonë u mësua se Donna kishte prishur shumicën e 1.1 milionë sterlinave të marra si kompensim për rehabilitimin e Simon.
Ajo kishte blerë një vilë për 295 mijë sterlina.
Vila u prish dhe rindërtua nga babai i saj për një kosto prej 300 mijë sterlinash.
Por sërish duheshin para dhe ajo kërkonte pjesën e mbetur.
Në fakt Simonit i kishin mbetur vetëm 200 mijë sterlina.
Çështja shkoi në gjykatë dhe një gjykatës vendosi që në fakt vila i takon Simonit.
I lumtur për këtë vendim, Simon është akoma i shqetësuar për të ardhmen e tij.
Ai duhet të gjejë 1500 sterlina çdo muaj për të paguar për dy fëmijët.
Faturat e gjyqit i kanë shkuar në rreth 100 mijë sterlina dhe 10 mijë sterlina i ka paguar për një makinë të gruas.
Thotë se i kanë mbetur vetëm 28 mijë sterlina dhe tashmë nuk paguan dot as seancat intensive të fizioterapisë dhe hidroterapisë.