Një grua, e cila mbahej si skllave në një familje meksikane, ia doli të arratiset për të treguar tmerrin e kaluar.
22- vjeçarja Zunduri ishte torturuar dhe mbahej e lidhur me zinxhir në qafë për më shumë se dy vjet.
Ajo ishte aq e uritur, sa hante mbështjellëset e polietilenit të rrobave që hekuroste.
Për 12 orë çdo ditë ajo vetëm hekuroste rroba dhe hante vetëm një vakt.
Mjekët thanë se ajo është anemike dhe ka trupin e një të moshuare.
Shpina e saj ishte djegur me hekur.
Policia ka arrestuar pesë persona që dyshohet se e mbanin atë kundër vullnetit.
Zunduri mbërriti në familje për të pastruar fillimisht.
Ajo mori një dhomë dhe një pagë.
Por horrori nisi kur atë e akuzuan se po vidhte në shtëpi.
“Dua që ata të paguajnë për çdo lot e çdo dhimbje që më kanë shkaktuar,” tha 22- vjeçarja.
Të arrestuarit rrezikojnë nga 40 vite burg secili.