Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka thënë se ka shpërnda fotografinë me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani duke thënë se kishte kënaqësinë që të nisin mëngjesin me një kafe e perec të Mitrovicës,
“Sot, në të hënën e parë të punës sime si Kryetar i Komunës së Mitrovicës, pata kënaqësinë të pres Presidenten e Republikës së Kosovës, Shkëlqesinë e Saj, znj. Vjosa Osmani-Sadriu. Takimin e nisëm me një kafe e perec të Mitrovicës, e më pas biseduam për projekte konkrete dhe adresimin e sfidave për shërbime dhe mirëqenie më të mirë për qytetarët. Si mitrovicas të lindur e të rritur në këtë qytet, ndamë vullnetin e përbashkët për punë konkrete e bashkëpunim institucional”, ka shkruar Peci.


















