Një muaj pas debutimit dhe iPhone XS ka një konkurrent të ri: Google Pixel 3.
Gjigandi i motorit të kërkimit prezantoi telefonin e fundit së bashku me një pajisje për shtëpitë inteligjente dhe një tablet të ri.
Pixel 3 nuk është ndonjë ndryshim madhor krahasuar me Pixel 2 po sjell me vete disa ndryshime interesante si: karikim wireless, ekran me “notch”, ndjesi dhe pamje të rangut të lartë.
Si rezultat për sytë tanë por edhe të mbarë përdoruesve shihet si një konkurrent i drejtëpëdrejtë i Apple iPhone XS.
Google Pixel është më i madh
Këto janë dimensionet e secilit prej telefonëve:
Pixel 3: 14.5cm i gjatë, 6.8cm i gjerë dhe 0.7cm i trashë
iPhone XS: 14.3cm i gjatë, 7cm i gjerë dhe 0.7cm i trashë
Të dy telefonët kanë ekrane më të mëdha se paraardhësit; 5.8-inç në iPhone XS dhe 5.5-inç në Pixel 3 (Pixel 3 XL ka ekran 6.3-inç)
Pixel 3 është më i lehtë se iPhone XS
Pixel 3 peshon 148 gram ndërsa iPhone XS 177 gram
iPhone XS ka më shumë opsione memorie
Ju mund të merrni tre opsione memorie për iPhone XS: 64GB, 256GB dhe 512GB.
Në Pixel 3 keni vetëm dy opsione: 64GB dhe 128GB. Megjithatë Google ofron memorie pa limit për foto ndërsa Apple vetëm 5GB në iCloud.
Të dy telefonë vinë në tre ngjyra dhe të ngjashme thuajse
Pixel 3 vjen në tre ngjyra: zezë, bardhë dhe pink i hapët. iPhone XS vjen në tre ngjyra: gri e mbyllët, argjendtë dhe rozë artë. iPhone XS është më metalik ndërsa Pixel 3 ka ngjyra më të hapëta.
Të dy telefonëve kanë versionet e fundit të platformave respektive
iPhone XS vjen me iOS 12, versionin më të fundit të sistemit operativ të Apple.
Pixel 3 vjen me versionin stock të Android 9 Pie.
iPhone Xs dhe Pixel 3 janë rezistentë ndaj ujit dhe kanë karikim wireless. Asnjëri prej tyre nuk ka portë kufjesh 3.5mm
Telefonët vinë me kamera të rangut të lartë, por e Pixel mund jetë më e mirë
Në aspektin e harduerit Pixel 3 dhe iPhone XS kanë kamera të pasme shkëlqyera por me një diferencë të madhe: iPhone XS ka dy dhe Pixel 3 një.
Sensori 12-megapiksel, stabilizim optik i imazhit dhe modaliteti portret janë detajet e të dy kamerave.
Aty ku Pixel 3 fiton është softueri. Pixel ka funksione si “Night Sight”, “Photobooth mode”, “Portrait Mode” dhe “Super Res Zoom.”
Telefonët kanë kamera selfie të rangut të lartë gjithashtu, por Pixel 3 ka dy lente
iPhone XS ka kamër selfie 7-megapiksel me teknologjinë “True Depth”. Përdoruesit mund të realizojnë selfie në modalitetin protret si dhe të krijojnë Animoji dhe Memoji.
Pixel 3 ka dy kamera selfie 8-megapiksel ku njëra është me kënd të gjërë. Pixel mund të realizojë foto selfie me kënd të gjërë shumë e dobishme për fotot me shumë njerëz. Edhe Pixel 3 mund të realizojë selfie portret.
iPhone XS kushton 200 dollarë më shumë se Pixel 3
iPhone XS fillon nga 999 dollarë.
Pixel 3 fillon nga 799 dollarë. /PCWorld Albanian