Google sapo çaktivizoi një aplikacion privat në iOS i cili monitoronte përdorimin e iPhone.
Ditën e djeshme u zbulua se aplikacioni Screenwise Meter funksiononte njëlloj si aplikacioni i gjurmimit të Facebook.
I disponueshëm në Android dhe iOS, përdoruesit fitonin shpërblime në këmbim të gjurmimit të të dhënave të tyre.
Versioni iOS i aplikacionit bazohej tek programi enterprise i Apple. Ky program lejon aplikacione me privilegje të veçantë të përdoren vetëm nga punonjësit e kompanisë.
Aplikacioni tashmë është çaktivizuar në iOS ndërsa në Play Store ende i disponueshëm.
Një përfaqësues i Google tha se aplikacioni Screenwise Meter në iOS nuk duhej të kishte operuar në programin enterprise të Apple dhe se kishte qenë një gabim.
Ditën e djeshme u zbulua se rrjeti social Facebook kishte operuar një aplikacion që grumbullonte të dhëna të përdoruesve nga mosha 13 deri në 35 vjeç në këmbim të shpërblimeve.
Si ndëshkim për shkeljen e politikave të App Store, Apple bllokoi të gjitha aplikacionet e brendshme të Facebook. Nuk dihet nëse Google e pret i njëjti fat. /PCWorld Albanian