Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka nxjerr detaje nga një bisedë me homologen gjermane, Annalena Baerbock lidhur me marrëveshjet Prishtinë-Beograd.
“Ajo më ka pyetur ‘se si e keni mashtruar Hashim Thaçin që ta nënshkruajë marrëveshjen e Brukselit?’, sepse siç thotë ajo, nuk ka kryeministër shqiptar që do ta zbatojë atë marrëveshje”, është shprehur Daçiq.
Ai duke folur për procesin dialogues ka theksuar se nuk pritet të ketë takime derisa të kryhen zgjedhjet në BE.