E kujtoj me mall virgjërinë e humbur. Atëherë isha shtatëmbëdhjetëvjeçare, në vitin e tretë të shkollës së mesme, nxënëse në Ferizaj.
Ishin ditët e para të pasluftës. Ende çdo gjë ishte e zymtë. Atë mbrëmje, kur edhe vendosa të bëj seks për herë të parë, isha në natën e fundit të menstruacioneve, por epshi që na kishte përfshirë nuk na pengoi të zhvishemi brenda pak sekondash. I dashuri im filloi t’më puthë në çdo pjesë të trupit. Dikur, pasi arriti te vendi fatlum, edhe pse kisha gjakderdhje, kjo nuk e pengonte fare djaloshin tim. E ndjeja veten në qiell…
Edhe tash, pas gati 15 vjetësh, gjithçka do të jepja që ta përjetoja edhe një herë atë lojë të paharrueshme të dashurisë. Ishte hera e parë që provoja një gjë të tillë.
Mos, të lutem, mos se do më dhemb, t’u përgjërova. Megjithatë, isha aq e ndezur sa që nuk dija as vetë se ç’bëja… E përlotur dhe me një seri oh-oh, unë i thash lamtumirë virgjërisë time. Lotët nuk më rridhnin nga dëshpërimi që kisha humbur virgjërinë, por nga kënaqësia që ndjeja në ato momente.
Jemi në parajsë, më the ti në ato çaste…
Dhe, që nga ajo kohë ne ishim bashkë edhe rrafsh katër vjet… Nga ti mësova gjëra që për mua ishin tabu më parë.
Tani po bëhen rrafsh dy vjet që s’të kam takuar, qoftë edhe rastësisht. Andaj, dua ta bëj me dije se nuk më është dhimbsur virgjëria ime e humbur, por më dhimbset lidhja jonë e ndërprerë. Kënaqësitë që i kam përjetuar me ty, nuk mund t’i përjetoj as me burrin tim tash. Kot s’thonë: Si të ngrohë dielli i parë, nuk të ngrohë asnjë diell tjetër!/V./Kosovarja/