Dokumentet e divorcit të Charlie Chaplin kanë dalë në ankand.
Por ndërsa dokumentet mund të shiten rreth 25 mijë dollarë, ato hedhin një vështrim mbi trajtimin çnjerëzor që i bëri Chaplin gruas së tij të dytë, 16- vjeçares Lita Grey.
Në mënyrë të habitshme, aktori 35- vjeçar ia doli që të fusë në krevat 16- vjeçaren, pasi i premtoi martesë dhe e bindi që të abortonte fëmijën e ngjizur nga marrëdhënia mes tyre.
Natën e martesës, Chaplin u tha miqve se kjo ishte një zgjidhje më e mirë se burgu.
Por ajo që pasoi ishte një tmerr për Lita Grey, tmerr që zgjati 3 vite.
“Kjo martesë nuk do të zgjasë shumë. Do të të sëmur kaq shumë, sa të mos duash të jetosh me mua,” i tha Chaplin.
Ajo ia doli të fitonte divorcin dhe mori prej tij 800 mijë dollarë.
Në vitin 1927, kjo ishte një shumë e jashtëzakonshme, madje ishte marrëveshja më e madhe e divorcit e bërë ndonjëherë.
Lita Grey pati një karrierë të shkëlqyer më pas.