Të gjithë ata që duan të jenë më produktiv gjatë ditës duhet të rishikojnë edhe një herë rutinën e tyre të gjumit .
Shumë njerëz e dinë rëndësinë e një gjumi të mirë gjatë natës, dhe për këtë arsye revista Fast Company ka renditur 6 mënyra se si të rrisni përqëndrimin dhe produktivetin në jetën tuaj.
Bëhuni ju alarmi i zgjimit
Dr. Hawaley Montgomery Fowns nga Universiteti i Virxhinias u shpreh për Fast Company se shumica e njerëzve vendosin një alarm për tu zgjuar në mëngjes dhe përfundojnë duke e fikuar atë. Ajo thotë se nëse zgjoheni pa vënë alarm, kjo është një shenjë që po flini sa duhet. Laboratori i Kërkimit të Gjumit këshillon që çdo kush ta përcaktojë vet se sa orë ka nëvojë për gjumë në ditë të ndryshme.
Mësoni të flini si duhet
Megjithëse mund të flini për një kohë të gjatë nëse ktheheni dhe rrotulloheni në shtrat nuk do ju sjellë një gjumë të mirë prandaj duhet të gjeni mënyrën e duhur për të fjetur.
Përcaktoni një orar gjumi
Oraret e gjumit nuk janë vetëm për fëmijët. Ekspertët sugjerojnë që të gjithë duhet të përcaktojmë një orë për tu zgjuar dhe për të fjetur duke u përpjekur ta ruajmë atë.
Dremitni
Është e rëndësishme të dremitni madje edhe gjatë punës sepse kjo ju bën më produktivë. Fast Company pohon se kryesisht ndërmarrjet teknologjike janë duke krijuar dhoma për të dremtiur pasi kjo rrit fuqinë e trurit.
Shmangni kafeinën dhe alkolin
Një gotë verë në darkë mund tiu ndihmojë për të fjetur por gjithashtu mund të shkaktojë pagjumësi gjatë natës . Gjithashtu nëse konsumoni kafeinë 6 orë para se të flini, kjo do tju sjellë çrregullime në gjumin tuaj.
Krijoni një ambjent të përshtatshëm për të fjetur
Studiesit sugjerojnë që temperatura në dhomën tuaj të gjumit të jetë 15- 29 gradë celsius. Ata gjithashtu thonë se duhet të zgjidhni jastëkë të rehatshëm dhe se nuk duhet të përdorni telefona celularë para se të flini./ora