Si do të jetë makina vetë-drejtuese e Apple-it?

E publikuar: 16/08/2015 23:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Projekti i radhës i gjigantit të teknologjisë është të sjellë në treg një makinë vetë-drejtuese. Gazeta prestigjioze “The Guardian” njoftoi para disa ditësh se kompania është vënë në kërkim të një vendndodhje për të testuar makinën e saj vetë-drejtuese. Në maj, inxhinierët u takuan me zyrtarë të Stacionit “GoMentum”, një ish-bazë detare afër San Franciskos, për të shfrytëzuar këtë terren për të testuar makinën e saj.

Apple ka qëndruar shumë diskrete në lidhje me këtë projekt, megjithatë kjo nuk i ka ndaluar fansat që të spekulojnë dhe imagjinojnë se si mund të duket makina e Apple-it. Dizajner nga e gjithë bota kanë projektuar makinën “titan” të Apple-it. Më poshtë mund të shikoni disa modele makinash, ku tek asnjëra nuk mungon logoja e mollës.

654317

/krokodili/