Si arriti t’i mashtronte Albin Kurti të rinjtë e qytetëruar të Prishtinës?

E publikuar: 27/03/2020 00:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjate krejt kesaj kohe, jam permbajt ne gjykime dhe vleresime te veprimeve te Albin Kurtit, per mos me ja prishe egzaltimin e tij me fitoren ne zgjedhjet e 6 Tetorit, dhe me ja njofte te drejten qe ai me shfrytezue kete rast te rralle qe ju ofrue, me i prie nji qeverie.

Nga Migjen Kelmendi

Te gjithe i kishin kthye syte kah ai….ja kishin besue voten, kishin projektue shpresen te ai…pritjet….

E ai?

E dhiu, si kishte me thane ambasadorja amerikane Ann Jacobson!

U vetedorezue, iku, e gjuejti shpresen dhe pritjet e ethshme qe i kishin projektue besimtaret e tij, xhemati i tij, njashtu siç e gjuejti flamurin kombetar diten qe i fitoi zgjedhjet.

Por, nuk iku pa drame. Provokoi qellimisht krizen qeveritare, per me u viktimizue edhe njihere. Ndertoi nji situate dramatike ku rolin kryesor prej viktime ja kishte nda vetes, dhe bash ne diten e vdekjes se nji aktoreje te madhe, na pame aktrimin dhe talentin e tij me u shtihue, ne dramen skenarin e te ciles e kishte shkrue vet, ku ne nji bote te shemtueme e te lige, ishte nji hero shpetimtar, te cilin e penguen ne misionin tij fisnik! Na pame aktin e pare, ne skenarin e tij. Ne aktin e dyte, ai do duhej me u kthye, me u ringjall, edhe ma i fuqishem. Si ne filmat e Kinostudios “Shqiperia e Re”!

Dhe nuk asht puna se deshtoi e iku, se Kurti na shfaqi nji talent prej aktori e drama queen’i, po se çka i bani Prishtines.

Qysh arriti ky njeri me kompromitue dhe çnderue Prishtinen qe e njoh une, qysh e manipuloi dhe trulloi Prishtinen qytetare, Prishtinen e nomenklatures se Krahines Socialiste Autonome te Kosoves (KSAK), Prishtinen europiane ne orientim, nji populist i rendomte, qe e valonte Flamurin kombetar, e fliste per Bashkimin me Shqipnine?

Çka pane ata te nji djal gjyse i shkolluem, gjyse i lexuem, njaq i ri e njaq demagog, me talent aktrimi, me ideologji te korruptueme majtiste, qe folke me sofizma, me argumente te rreme, qe adaptonte, keqinterpretonte dhe praptonte realitetet politike, sa me projektue shpresen per te ardhmen e Kosoves te ky person, qe me prejardhje asht prej Malit te Zi, historia e te cilit vend e njeh nji figure shume interesante – “Lažni car Šćepan Mali”? (Per kete figure ma vone).

Qysh e manipuloi rinine e Prishtines, qe gjysen e fjalorit kur flasin shqip e kane anglisht, qe jane vegjetarian e vegan, qe shkepin link’a me web-faqe njerezish te ditun, dokumentaresh te famshem, librash qe duhet me i lexue, link’a muzike alternative, arti kontemporan e nutricionizmi, dashnie ndaj kafsheve dhe mirekuptimi per LGBT, sa me i ndrrye e me i perlye keta ‘shpirta te lire’ me narracionin e tij nacionalist e perjashtues?

Ku hupi dallimi mes faktit e fikcionit, mes reales e te rremes sa mos me pa natyren autokrate te Albin Kurtit, ambicien e smute, traumen e dhembjen e mbrendshme te tij, gjakimin per pushtet absolut, aktrimin e tij, menyren se si e turpnoi partine e tij sa me mbete e vetmja figure e dallueshme ne ate mase njerezish.

Qysh nuk e pane lakmine e tij te mshefun me qene Thaç ne vend te Thaçit?

Ky person ju kishte premtue qytetareve te Prishtines europiane se, ka me jau kthye flamurin kombetar ne Kuvend, ka me heq prej institucioneve “flamurin lara-lara”, ka me realizue andrren e moçme te bashkimit me Shqipnine, ka me rrxue Hashim Thaçin, ka me i burgos krejt hajnat institucional, s’ka me vazhdue dialogun me Serbine, ka me fole me serbet e Kosoves e jo me Vucicin, s’ka me heq taksen, po ka me ja shtue edhe reciprocitetin Serbise, ka me zhduk papunesine, ka me krijue barazine shoqnore, ka me i tatimue te pasunit e me ja shkep fondet te varfunve….

Qe t’mos e zgjas, a e dini ku asht tragjedia e krejt ketij rrefimi: qytetaret e Prishtines i besuen ketij personi (sic!) Ndertuen xhami prej nji partie, dhe e shpallen ajatollah nji ateist, e veten e auto-xhematizuen!

Njerez te shkolluem, te emancipuem, prinde te femijve me master e doktoratura, familje te nomenklatures se KSAK, inxhiniera e mjek, avokate e arkitekta, ekonomista e jurista, me tituj akademik e pa ta, sharllatana e horra, moter e vlla, djem e çika te reja, qytetare te thjeshte – projektuen shpresen per Kosoven te ky person!

Treguen dhe deshmuen nji fuqi te hatashme mos me pa me sy çele! Missing the obvious, kishin me thane anglezet. Prishtina qytetare deshmoi tragjikisht se ka talent per mos me i pa argumentet qe nuk pershtateshin me pritjet dhe projekcionet e tyne qe i kishin investue te ky person.

Nuk e pane demagogjine e tij, lojen me simbole e tema te medhaja, nacionalizmin e populizmin e tij te rendomte, ideologjine e korruptueme qe nuk i qendronte asnji veshtrimi ma te vogel kritik, sofizmat e tij. Aktrimin e tij.

Nuk e hetuen se sa pak i çmon bash ata qe po i shkojne tepermbas. Nuk e pane se si po i nençmon, manipulon. Po i xhematizon.

Nuk e pane se ende valon flamuri lara-lara ne institucionet qe tash i udheheqte ai.

Nuk e pane se ku e largoi dhe ku e gjuejti flamurin kombetar. Jo se nuk foli ma per bashkimin me Shqipnine, po shkoj e u perla me Edi Ramen, mentorin e tij shpirtnor.

Nuk e pane se nisi me fole me Serbine, se e hoqi taksen, se u ba gati me udheheq dialogun.

Nuk pane se nuk ka ekip, se nuk ka pervoje, nuk ka program qeverises, me nji fjale, se nuk ka kapacitet me i prie nji qeverie.

Nuk e pane se ky person po i rrezikon relacionet e Kosoves me SHBA, a thue se po e ndjek naj skenar konspirativ Serbie.

Nuk e pane se Kurti ishte vetem i obsesionuem me Thaçin, se donte me u ba Thaç ne vend te Thaçit. Asgja ma shume.

Dhe, ne fund, kur e pa qe s’mundet – iku!

I dezertoi me lehtesi te padurueshme shpresat e Prishtines, shpresat e atyne qe i shkojshin tepermbas!

I gjuejti si flamurin kombetar.

Prishtina prape, per kushedi te saten here, perjetoi – shok! Trandje! Si me shfaqjen e UÇK, me luften, me fitoren e PDK, me shtetin qytetar, me flamurin dhe ikonografine e re, me Thaçin kryetar. Prishtina prej mbaslufte e deri te vetedorezimi i Kurtit po jeton mbrenda nji situate ciklike traumash e trandjesh politike. Mbrenda shoku. Dhe kurqysh s’po mun e gjen daljen nga ky rreth vicioz.

Qysh asht e mundun qe krejt keto argumente ashiqare, mos me i pa nji Prishtine e edukueme, e qytetnueme?

Prishtina nuk e pa ate qe dokej ashiqare: se Albin Kurti ishte vetem nji – “Lažni car Šćepan Mali”. Nji aktor.

Po çka asht historia e ketij Cari.

Mali i Zi, ne historine e tij e ka regjistrue egzistencen e nji Cari (Mbreti), me emnin Šćepan Mali (Shqepani i vocerr), i cili e ka udheheq Malin e Zi nga viti 1767 e deri ne vdekje te tij me 1773. Šćepan Mali iu pat imponue parise malazeze si nji njeri nobel, si Car, me emnin Cari rus Petar III. Kur malazezet e kuptuen se ai ishte vetem nji hokaxhi e aktor, u paten shokue. Cari ju duel mashtrues, nji horr dhe dilinxhi, nji aktor i rreme, per te cilin ka pase shkrue edhe poeti i madh malazez, Njegos. Historia e ketij Cari te rreme, dilinxhi, asht shume interesante, diçka si e Kurtit, por perkunder Kurtit, Šćepan Mali edhe pse mashtrues e dilinxhi, e pat unifikue Malin e Zi, u pat lidhe me Rusine, i pat fitue do lufta dhe pat arrite me mbajt pushtetin nja 6 vjet, ndersa Kurti e humbi pushtetin dhe e shpartalloi unitetin vetem per 50 dite, e polarizoi Kosoven deri ngat luftes vllavrasese, dhe e hupi ‘luften’ dhe partnerin ma te randesishem qe Kosova najhere e ka pase – SHBA.

Dhe krejt kete – Prishtina nuk e pa (sic!)

Nuk e pa se Albin Kurti deshti me u ba vetem – Thaç ne vend te Thaçit!

Dhe, deshtoi.

Shokante!

I gjuejti krejt, njashtu siç e gjuejti flamurin kombetar!