Si 18-vjeçare peshonte 135 kilogramë, gjashtë vite më vonë vendosi të ndryshon – sot duket si një modele (Foto)

E publikuar: 24/08/2018 13:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Si 18-vjeçare, Melissa Mouawad peshonte 135 kilogramë, dhe për shkak të mbipeshës detyrohej të vishte rroba të shtatzënave. Sipas standardit australian, ajo vishte rrobat me numër 24 (në Evropë 52).

Por ky rrëfim i takon të kaluarës. Mouawad në ndërkohë ka ndërruar mënyrën e të ushqyerit, dhe sot si 29-vjeçare i ka vetëm 70 kilogramë, transmeton Telegrafi.

Ajo ka pranuar se problemet me mbipeshë i ishin shfaqur kur ishte e vogël, dhe ishte e obsesionuar pas ushqimit.

“Si fëmijë në dhomën e gjumit merrja ushqim që e konsumoja deri në orët e vona. Çdo mbrëmje konsumoja ushqim të shpejtë, çokollata dhe pije të gazuara”, ka deklaruar ajo.

Por, mjekët ia bënë me dije se duhet të heq dorë nga kjo shprehi, pasi mbipesha mund t’ia sjell vdekjen ende pa i mbushur 18 vjet.

“Kur më thanë se mund të pësojë sulm në zemër dhe se jam shumë afër të prekem nga sëmundja e diabetit, e kuptova se duhet patjetër të ndërmarrë diçka”, ka shtuar ajo.

Plotë pesë vite i kishte kaluar duke u munduar të dobësohet, por në vitin e gjashtë arriti ta gjej mënyrën për t’u dobësuar. Ajo duhej vazhdimisht të kontrollonte kaloritë, proteinat dhe masën yndyrore.

Tani konsumon vetëm proteina dhe ushqim të shëndetshëm, pemë dhe perime. Por, karshi ushqimit të shëndetshëm, ajo vazhdimisht ushtron për ta shndërruar masën yndyrore në muskuj.

“Fillova të ushtrojë në palestër dhe të kontrolloj veten kur isha në tavolinë, dhe aty filloi gjithçka të ndryshojë – kilet zhdukeshin. Para këtyre ndryshimeve në palestër detyrohesha të shkoj me rroba të shtatzënave, dhe mezi arrija të qëndroja në këmbë. Më vinte turp, por kam dhënë gjithçka nga vetja që ta arrijë qëllimin”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/