“Shuplakë” Bayernit, Atletico fiton duelin e parë

27.04.2016 23:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Shuplakë” Bayernit, Atletico fiton duelin e parë

Atletiko e Madridit hodhi hapin e parë drejt finales së Milanos pasi mundi 1-0 Bajernin e Mynihut, në ndeshjen e parë gjysëmfinale mes tyre në Champions League. Në sfidën e luajtur në “Vincente Calderon” ekipi i Simeones triumfoi 1-0 falë një goli të Saul në minutën e 11-të që mposhti Neuer me një goditje të bukur në hyrje të zonës. Atletico që në shtëpi është një kështjellë arriti të ruajë rezultatin deri në fund, pavarësisht se Bajerni në krahun tjetër u përpoq jo pak, sidomos në pjesën e dytë për të arritur te goli i barazimit. Madje Alaba me një goditje fantastike në minutën e 55-të goditi dhe traversën ndërsa dhe Vidal provoi gjithashtu nga distanca (74) por gjeti gati Oblak. Rezultati mund të kishte qenë dhe më i thellë në favor të Atleticos nëse “El Nino” Torres nuk do të kishte goditur shtyllën në 75-tën, pasi kishte dribluar me mjaft mjeshtëri dhe Alaban. Pavarësisht se në fund Bajerni mbajti topin 70 përqind kundrejt 30 të Atleticos, los colchoneros arritën të fitonin duke u nisur të favorizuar për ndeshjen e kthimit në “Allianz Arena” falë dhe faktit që nuk kanë pësuar gol në sfidën shtëpiake.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)