Shumë shpejt shtatorja e Adem Jasharit zë vend edhe në Lipjan

E publikuar: 24/08/2017 17:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtatorja e komandantit të UÇK-së, Adem Jashari pritet që shumë shpejt të zë vend në një prej shesheve të Komunës së Lipjanit.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti.

“Shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari po merr formë, gati për finalizim, shumë shpejtë sheshi i qytetit të Lipjanit do të ketë nderin dhe krenarinë ta mbajë Shtatoren e Heroit Kombëtar Adem Jashari”, ka shkruar ai në Facebook.