Në Këshillin Prokurorial të Kosovës është prezantuar sot raporti vjetor i prokurorive të mbarë vendit për vitin 2014.
Sipas këtij dokumenti del se 55 mijë e 705 kallëzime penale janë paraqitur në prokurori , ndërsa mbi 33 mijë prej tyre janë ende të pazgjidhura, transmeton Klan Kosova.
Kjo shifër sipas anëtarëve të KPK-së është alarmante dhe tregon një mossukses të këtij institucioni, pasi sipas tyre viti 2014 po tregohet më pak i suksesshëm se 2013-ta që kishte më pak prokurorë e më shumë lëndë të zgjidhura.