Alpinistja e njohur nga Kosova, Shukrije Bajrami, ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm duke u ngjitur në Trigllav (2864 m), majën më të lartë të Sllovenisë dhe ish-Jugosllavisë. Ngjitja u realizua përmes shtegut teknik Vrata-Praga, i njohur si një nga më sfiduesit në rajon. Me këtë arritje, Bajrami vazhdon të pasurojë hartën e ekspeditave të saj malore, duke përfshirë maja të njohura në Evropë, Azi dhe Afrikë, ku në secilën prej tyre ka valëvitur flamurin e Kosovës.
Shuki e kreu ngjitjen përmes shtegut Vrata Praga l, një shteg me kërkesa të larta teknike që klasifikohet si via ferrata. Paisjet si: Helmetat, karabinat e dyfishta dhe litari i sigurisë janë pjesë e pandashme e pajisjeve që kërkohen në këtë shteg.
Ky shteg është i vështirë edhe në mot të mirë, ndërsa kur kushtet atmosferike përkeqësohen, bëhet thuajse i pakalueshëm.
Me këtë arritje, Shuki e zgjeron hartën e sukseseve të saj malore, pasi ajo tashmë ka ngjitur një varg majash të larta dhe me rëndësi gjeografike, përfshirë:
Gjeravica (2656 m) maja më e lartë në Kosovë, Korabi (2751 m) maja më e lartë në Shqipëri, Maja e Titos 2747m, në Maqedoni, Kollata e keqe 2556 m, maja më e lartë në Mal të Zi,
Musala (2925 m) maja më e lartë në Ballkan, maja Mytikas-Olimpi (2918 m) në Greqi, Bjeshkët e Pirinejve në Poloni, Trolltunga në Norvegji, Vullkani Etna në Itali,
Annapurna Base Camp (4130 m) Nepal në Azi,
Kilimanjaro (5896 m) Tanzani në Afrikë, Fuji (3776 m) në Japoni
Në secilën prej këtyre majave, ajo ka ngritur me krenari flamurin e Kosovës.
Sllovenët thonë:
“Ai që nuk ngjitet të paktën një herë në Trigllav, nuk është vërtetë slloven.”
















